Ballina Sport Futboll Alonso: Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Alonso: Real Madridi është favorit për ta fituar Ligën e Kampionëve

Xabi Alonso e ka emëruar Real Madridin si favoritin kryesor për të fituar trofeun e sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Ish-mesfushori i madh spanjoll nuk ka humbur mundësinë që të sugjerojë që skuadra e tij e vjetër, Real Madridi, ende është ekipi që duhet mposhtet në të gjitha garat.

Basku foli me gazetarët dhe tregoi se Reali janë gjithmonë favoritët dhe do të kthehen të jenë përsëri kampion të Evropës.

Real Madrid janë favoritët sipas Alonsos (Getty Images)

“Ata gjithmonë janë favoritë për gjithçka, por më shumë në Ligën e Kampionëve”, ka thënë fillimisht Alonso për Marca.

“Jam i lumtur sepse ata kanë rifituar nivelin në të cilin ata duan të luajnë”.

“Ata janë një favorit më i madh se Manchester City, sepse City nuk ka fituar ende asgjë”, përfundoi ish-mesfushori spanjoll.

Ndryshe, në garë për të fituar trofeun e sivjetmë të Ligës së Kampionëve llogariten edhe Barcelona dhe Bayern Munichu.

Exit mobile version