Ballina Lajmet Kosovë Ambasada Amerikane jep detaje për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Ambasada Amerikane jep detaje për policët që konfiskuan 99 pistoleta

Ambasada Amerikane në Kosovës kanë njoftuar se policët që kanë reaguar dhe hetuar rastin e kontrabandimit me armë, që rezultoi me arrestimin e tre personave dhe konfiskimin e 99 pistoletave, municionit dhe gjëra tjera, kanë pranuar trajnim të sponzoruar nga SHBA-të.

“Pas një hetimi intensiv tre-mujor rreth kontrabandimit ilegal, më 21 mars, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion e Policisë së Kosovës, ka arrestuar tre persona dhe ka konfiskuar gjithsej 99 pistoleta, medikamente të kontrabanduara, detergjent për larjen e enëve, automjete, municion dhe para. Policët që reaguan dhe hetuan këtë rast kanë pranuar trajnim të sponzoruar nga SHBA-të. Është mirë të shohim aftësitë e tyre të vëna në praktikë për të bërë Kosovën një vend më të sigurt”, kanë shkruar përfaqësues të ambasadës në Facebook.

Exit mobile version