Ballina Lajmet Kosovë Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Ambasada amerikane: Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë

Ambasada amerikane në Kosovë, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ka thënë se një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë.

“Një demokraci e fortë inkurajon një shtyp të lirë – atë që e mban publikun të informuar, mundëson një shumëllojshmëri zërash dhe i mban përgjegjës udhëheqësit”, thuhet në postimin e ambasadës.

Sipas raportit të publikuar nga Reporteret Pa Kufi, Kosova ka shënuar rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së shtypit.

Për këtë raport ka reaguar edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, i cili ka thënë se të dhënat e raportit janë alarmuese.

Exit mobile version