Ballina Lajmet Kosovë Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

Ambasada e SHBA-së nesër do të mbajë diskutimin e dytë për Asociacionin

Ambasada e ShBA-së nuk e ka ndërmend t`i ndal përpjekjet për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Kjo ambasadë nesër do t`i mbledh për herë të dytë përfaqësuesit e institucioneve, partive politike dhe të shoqërisë civile për të diskutuar rreth kësaj çështje.

Pjesëmarrjen në këtë takim e kanë konfirmuar për gazetën Nacionale disa përfaqësues të shoqërisë civile dhe zyrtarë të partive politike

Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI, ka treguar për gazetën Nacionale se takimi do të mbahet nesër. Ajo ka thënë se në takim do të marrë pjesë drejtori KDI-së, Ismet Kryeziu.

Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe një zyrtar i lartë e njërës prej partive opozitare.

Ai ka thënë se takimi do të mbahet nga ora 18:30 deri në ora 20:00.

Për dallim nga takimi i parë, i cili është mbajtur më 31 janarit, takimi që do të mbahet nesër do të jetë jo formal.

“Pas diskutimit produktiv më 31 janar me një gamë të gjerë aktorësh në Ambasadën e SHBA-së, Ambasadori do ta thërrasë një mbledhje jozyrtare në rezidencën e tij për ta lehtësuar bisedën e mëtejshme.”, ka thënë për gazetën Express një zëdhënës i ambasadës amerikane në Prishtinë.

Exit mobile version