Ballina Lajmet Kosovë Ambasada turke në Kosovë kujton tentim-puçin: U tentua të vritej presidenti

Ambasada turke në Kosovë kujton tentim-puçin: U tentua të vritej presidenti

Ambasada e Republikës së Turqisë në Kosovë, ka organizuar një konferencë për media në një vjetorin e tentim-puçit në Turqi.

Ambasadorja e Turqisë në Kosovë, Kivilcim Kiliç, ka thënë se në këtë ditë, para një viti, u tentua të vritet presidentit i shtetit, Recep Tayyip Erdoğan.

“Ne sot nderojmë deshmorët”, ka deklaruar Kiliç.

“Siç dihet vendi ynë është përballë me një tentim-puç dhe ky ishte nje tentim që të mposhtë institucionet demokratik dhe ishte atentat ndaj presidentit tonë. Kjo ishte dëshmia e madhe se çfarë organizatash terroriste ishin ato”.

“Ky sulm, të cilin e pamë, ishte nga më të këqinjët në historinë tonë. Është shumë e veshtirë të flitet. Une isha në Ankara atë natë dhe isha deshmitare. Por falë qëndrimit vigjilent të popullit tonë çdo gjë u tejkalua. Tash një vit pas ne jemi akoma duke u munduar ta tejkalojmë atë dhimbje”, ka thënë ambasadorja turke.

Në tentim-puçin patën mbetur të vrarë 250 persona, ndërsa rreth 2000 ishin plagosur.

Pas ngjarjes, pati qindra të arrestuar, nën akuzat se kishin bashkëpunuar me puçistët.

Exit mobile version