Ballina Lajmet Kosovë Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i një bombole gazi në...

Dy fëmijë e babai vdesin nga shpërthimi i një bombole gazi në Malishevë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malishevë, ku si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi kanë humbur jetën tre persona nga e njëjta familje.

Sipas Policisë, viktimat janë dy fëmijë të moshës 9 dhe 12 vjeç, si dhe babai i tyre 35-vjeçar.

Drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar rastin, duke bërë të ditur se bëhet fjalë për tre viktima si pasojë e shpërthimit.

Ai njoftoi se autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e kësaj tragjedie.

“Janë tre të vdekur si pasojë e zjarrit në një banesë kolektive, por shkaqet e zjarrit janë ende të panjohura”, tha ai.

Exit mobile version