Ajo që po ndodh në Gaza nuk është “mbrojtje” – është masakër-gjenocid. Është zhdukje e një populli nën sy të botës. Ju e quani këtë luftë kundër “terrorit”, por faktet flasin: mijëra fëmijë të vrarë, spitale të rrafshuara, lagje të shndërruara në pluhur dhe miliona njerëz të dërrmuar nga uria dhe sëmundjet.
Kjo nuk është siguri. Kjo është terror shtetëror. Dhe çdo deklaratë që e justifikon këtë është pjesë e krimit.
Ju nuk mund të fshiheni pas fjalëve për “të drejtën e vetëmbrojtjes” kur çdo veprim juaj shkel ligjin ndërkombëtar dhe moralin më elementar.
Paqja nuk ndërtohet mbi kufoma dhe rrënoja. Ndërpriteni këtë gjenocid tani. Historia do t’ju gjykojë.
Nese nuk ka “Uri” dhe “Gjakderdhje” ne Gaza, atëhere e provofshi tek fëmijët tek qeveria dhe ushtria e juaj këtë “shpifje” atë që po e kalojnë populli i Gazes.
Fundërrina njerëzore!

Nga: Osman S. Musliu