Baza e përdoruesve të AM4 mund të qëndrojë e sigurtë lidhur me dyshimet për mbështetjen që kompania do ti japë platformës.
AMD do të vazhdojë të mbështesë platformën AM4 derisa kostoja e prodhimit të memories së vjetër DDR4 të bëhet më e kushtueshme sesa DDR5 tha menaxheri teknik i marketingut të AMD Donny Woligroski.
Baza e përdoruesve të AM4 mund të qëndrojë e sigurtë lidhur me dyshimet për mbështetjen që kompania do ti japë platformës.
Jo vetëm që prezantoi katër procesorë të rinj në CES këtë vit – Ryzen 7 5700X3D, Ryzen 7 5700, Ryzen 5 5600GT dhe Ryzen 5 5500GT – por Woligrosky thotë se mbështetja do të vijojë.

Një prej arsyeve pse shumë përdorues po hezitonin të kalonin në Ryzen 7000 ishin problemet e para që u shfaqen me pajtueshmërinë. Por në Korrik të 2023 pllakat amë AM5 u përditësuan me një AGESA të re e cila rriti pajtueshmërinë me DDR5.
AMD planifikon të ofrojë mbështetje për AM5 për disa vite, të paktën deri në 2025 është konfirmuar zyrtarish