AMD ka vendosur të sjellë teknologjinë 3D V-Cache, e cila fuqizon disa prej procesorëve gaming më të fuqishëm në desktop, tek laptopët gaming.
Në evenimentin ChinaJoy në Shangai, kompania prezantoi Ryzen 9 7945HX3D dhe debuton më 22 Gusht në laptopin gaming Asus ROG Strix Scar 17 X3D.
Njëlloj si pjesa tjetër e procesorëve Drangon Range HX, Ryzen 9 7945HX3D ka një procesor standard për një kompjuter desktop vendosur në hapësirën e një laptopi.
Për ata që nuk kanë informacion sesi ky procesor funksionon në desktop, dhe në laptopë AMD aplikon 64MB L3 cache në një prej CCD (Core Complex Die) për të reduktuar kërkesa për memorie sistemi dhe kursyer disa vonesa prej milisekondash të cilat përkthehen në më shumë fps.
Në një testim të Shadow of the Tomb Raider në 1080p, AMD thotë se V-Cache me 40W TDP është 23 përqind më i shpejtë sesa modeli pa 3D V-Cache.
Është çipi i gjashtë i AMD me 3D V-Cache pas Ryzen 7 5800X3D, Ryzen 5 5600X3D, Ryzen 7 7800X3D, Ryzen 9 7900X3D dhe Ryzen 9 7950X3D.