Ballina Lajmet Kosovë Analistët: Zvarritja e formimit të institucioneve “djeg” Haradinajn

Analistët: Zvarritja e formimit të institucioneve “djeg” Haradinajn

Koalicioni PDK-AAK-Nisma (PAN), ndonëse doli fitimtar në zgjedhjet e 11 qershorit, ende nuk po arrin ta formojë Qeverinë e re, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, ndonëse kishte deklaruar disa herë se Qeveria do të bëhej në kohë rekord, një gjë e tillë nuk po ndodh ende, pavarësisht se kanë kaluar rreth dy javë prejse janë certifikuar rezultatet nga KQZ-ja.

Nga e tërë kjo zvarritje po pëson edhe vetë i nominuari për kryeministër nga ky koalicion Ramush Haradinaj.

LEXO EDHE: Romët dhe egjiptianët e duan Haradinajn kryeministër

Kështu konsiderojnë njohësit e çështjeve politike në Kosovë, të cilët thonë se Haradinaj ka hyrë në koalicion me PDK-në me synimin që të fitojë.

Por sipas tyre, ai tashmë ka ardhur në një situatë ku është i interesuar që me çdo kusht, qoftë edhe për vetëm 100 ditë, të bëhet kryeministër, shkruan tutje “Zëri”.

Por pavarësisht këtyre, përfaqësuesit e koalicionit PAN shprehen të bindur se i kanë numrat për ta bërë Qeverinë, ani pse dy grupet e tjera, lëvizja “Vetëvendosje” e koalicioni LAA, mohojnë të ketë deputetë të tyre që do ta mbështesin PAN-in.

Exit mobile version