Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Analisti: Paralajmërimet e evakuimit në Gaza janë “armë psikologjike”

Analisti: Paralajmërimet e evakuimit në Gaza janë “armë psikologjike”

Elijah Magnier

Gazetari dhe analisti politik-ushtarak Elijah Magnier thotë se paralajmërimet e dhëna nga ushtria izraelite para sulmeve ndaj kullave rezidenciale në Gaza nuk janë një akt humanitar, por një “mjet i luftës psikologjike dhe i lëvizjes së detyruar të popullsisë”.

Sipas kryeministrit Netanyahu, rreth 100,000 palestinezë kanë lënë deri tani qytetin e Gazës, që përfaqëson vetëm 10% të popullsisë, e cila vlerësohet rreth një milion. Magnier thekson se kjo krijon një barrë të madhe dhe shqetësim për ushtrinë izraelite në planifikimin e një operacioni tokësor, duke shtuar se nëse bombardimet vazhdojnë, do të duhen javë të tëra për të larguar gjysmën ose tre të katërtat e popullsisë. /mesazhi

Exit mobile version