Trendi drejt përditësimeve jo të rregullta të softuerit do të vijojë ndërsa burime të afërta me Google thanë se kompania ka shtyrë lançimin Android 15.
Google prezantoi seritë Pixel 9 në fillim të muajit por pajisjet vinin vetëm me Android 14, njëlloj si Pixel 9 në 2023.
Kjo erdhi si rezultat i vendimit të kompanisë për të ndryshuar axhendën ritmike të përditësimeve të sigurisë, duke dërguar përditësime vetëm mujore kur janë gati.
Trendi drejt përditësimeve jo të rregullta të softuerit do të vijojë ndërsa burime të afërta me Google thanë se kompania ka shtyrë lançimin Android 15.
Një hulumtues Android tha përmes Android Authority se Google nuk ka përfunduar ende zhvillimin e Android 15 dhe mund ti duhet më tepër se një muaj për ta përfunduar.
Stabiliteti i platformës është një prej arsyeve kryesore të kësaj shtyrjeje. Ndërsa të gjithë i duam përditësimet dhe funksionalitetet e reja që ato sjellin, kompania duhet të sigurohet se ato sjellin një eksperiencë të këndshme dhe jo problematike për përdoruesit.
Muajin e ardhshëm Google do të bëjë publik kodin burim të Android dhe do ti duhen më shumë sesa 30 ditë nga ky moment që Google të lançojë Android 15 për telefonët e saj Pixel. Beta e parë QPR mbërriti javën e kaluar.
