Ballina Arritje Teknologji Android do të rritet me dyfishin e ritmit të iOS në 2024

Android do të rritet me dyfishin e ritmit të iOS në 2024

iPhone ka një prezencë të fuqishme në SHBA, një bastion historik i sistemit operativ, por Apple gjithashtu ka parë rritje në tregje të tjera globale vitet e fundit.

Ndërsa tregu i smartfonëve ndryshon, Android raportohet se do të rritet në mënyrë të ndjeshme në 2024, me dyfishin e ritmit të rivalit iOS nga Apple.

iPhone ka një prezencë të fuqishme në SHBA, një bastion historik i sistemit operativ, por Apple gjithashtu ka parë rritje në tregje të tjera globale vitet e fundit.

Si rezultat pjesa e tregut e Android është tkurrur edhe pse platforma ka një shumicë në mbarë botën.

Sipas firmës analitike IDC, Android pritet të rritet me ritëm më të lartë sesa iOS në 2024. Duke folur për CNN, drejtori i kërkimit pranë IDC Nabila Popal thotë se Android do të rritet me dyfishin e ritmit të iOS këtë vit.

Shitjet e Apple kanë rënë me 10 përqind në tre mujorin e 2024 duke i dhënë Samsung vendin e parë si prodhuesi më i madh në botë.

“Është një zhvillim i madh të shohim Samsung të ngjitet përsëri në krye. Këtë vit ne presim që Android të rritet me dyfishin e ritmit të iOS.”

Exit mobile version