Ballina Sport Andy Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshuan, ky është vendi ku...

Andy Ruiz nënshkruan kontratën për revanshin me Joshuan, ky është vendi ku zhvillohet dueli

Andy Ruiz Jr ka nënshkruar kontratën për revanshin e shumëpritur me britanikun Anthony Joshua.

Ruiz ka vënë firmën e tij në kontratën që parasheh se revanshi do të zhvillohet në Arabinë Saudite, transmeton lajmi.net.

Promotori i AJ, Eddie Hearn, ka konfirmuar se gjithçka është vendosur, dhe dyshja do të përballen më 7 dhjetor, në Diriyah.

Gjithçka kishte mbetur peng i kërkesave të meksikanit, i cili kërkonte më shumë se 8 milionë funte për revanshin.

Duket se boksieri është pajtuar për kushtet personale, dhe tashmë është mësuar edhe zyrtarisht vendi dhe koha për duelin.

Kujtojmë se duelin e parë e kishte fituar Ruiz, pasi nokautoi katër herë Joshuan, për t’i marrë titujt e kampionit.

Exit mobile version