Ballina Lajmet Kosovë Anëtarësimi në Interpol: Profesionalisht Kosova i plotëson kushtet, duhet punë në aspektin...

Anëtarësimi në Interpol: Profesionalisht Kosova i plotëson kushtet, duhet punë në aspektin politik

Kosova veçse ka aplikuar për anëtarësim në Interpol, mirëpo Donika Emini nga QKSS, po e sheh si problem bashkëpunimin në mes të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Punëve të Brendshme.

Sipas Eminit, ka nevoje për koordinim më të mirë të këtyre dy ministrive, në mënyrë që Kosova të ketë sukses në anëtarësim.

“Kosova ka vetëm dy muaj kohë për t’i bindur shtetet anëtare, se pse Kosova duhet të jetë pjesë e Interpolit, që është kohë shumë e shkurtër. Do të duhej një koordinim më i mirë në mes të këtyre dy ministrive që Kosova të ketë sukses me ketë anëtarësim”, ka thënë Emini në një intervistë në Ballë për Ballë të Klan Kosovës.

Tutje Donika Emini ka thënë që Ministria e Punëve të Jashtme duhet të udhëheq procesin, megjithatë Ministria e Punëve të Brendshme do të duhej të angazhohej për lobimin, duke angazhuar atashetë e Kosovës neper vende te ndryshme.

Sipas Eminit gjasat që Kosova të jetë pjesë e Interpolit janë të mëdha, njofton Klan Kosova.

“Ne aspektin profesional Kosova i plotëson të gjitha kushtet, duhet pune vetëm në aspektin politik. Rregullat në Interpol kanë ndryshuar, dhe Kosova ka shumë gjasa te futet, veçanërisht pasi qe nuk duhet që patjetër të jetë anëtare e OKB-së”, ka thënë Emini.

Exit mobile version