Kombëtarja e Anglisë ka shënuar fitore të madhe ndaj Meksikës me rezultatin 3:2, në ndeshjen e vlefshme për 1/8 e finales në Kupën e Botës.
Qysh në pjesën e parë, “Tre Luanët” treguan se janë futur në këtë takim për fitore.
Jude Bellingham shënoi dy gola për dy minuta.
Kurse për 2:1, shënoi Quinones.
Në pjesën e dytë, Harry Kane shënoi për 1:3 nga penalltia.
Por, Anglia mbeti me një lojtar më pak në fushë, pasi Quansah u ndëshkua me të kuq.
Kurse golin e fundit në këtë përballje e shënoi Raul Jimenez.
Kujtojmë që Anglia në çerekfinale do të luajë ndaj Norvegjisë.
