Ballina Sport Euro2020 Anglia shkatërron Ukrainën, kalon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Anglia shkatërron Ukrainën, kalon në gjysmëfinale të “Euro 2020”

Anglia ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian pasi mposhti Ukrainën 4-0.
Kombëtarja e Anglisë e ka mposhtur Ukrainën 4-0, duke siguruar kështu kualifikimin në gjysmëfinale, shkruan lajmi.net.

Anglezët e nisën shumë mirë ndeshje dhe gjetën golin e parë në min e 5’ kur realizoi Harry Kane.

Futbollistët anglezë vazhduan me sulme, por pjesa e parë u mbyll 1-0.

Anglia e nisi furishëm pjesën e dytë duke shënuar dy gola të shpejtë përmes Harry Maguire në min e 46’ dhe Harry Kane në të 50’ për 3-0.

Goditjen përfundimtare Ukrainës ja dha Jordan Henderson me golin e tij në min e 63’, për rezultatin 4-0.

Anglia në gjysmëfinale e pret skuadrën e Danimarkës.

Exit mobile version