Ansu Fati ka mundësinë që të rikthejë karrierën e tij në rrugën e duhur.
Spanjolli, është shumë afër t’i bashkohet skuadrës së njohur të Ligue 1, Monacos.
Ai pritet t’i bashkohet “Bardhekuqve”, në formë huazimi me të drejtë blerje dhe sipas Fabrizio Romanos, Fati pritet t’i nënshtrohet edhe vizitave mjekësore me klubin këtë javë.
Fati bëri vetëm 11 paraqitje këtë sezon me Barcelonën, ku nuk arriti të shënonte asnjë gol.
