Ballina Arritje Teknologji Anthropic lançon aplikacionin Claude për iOS

Anthropic lançon aplikacionin Claude për iOS

Përdoruesit të cilët duan më shumë nga Claude, ky i fundit ofron një plan me pagesë Pro dhe Team.

Anthropic vendosi ta bëjë aksesin në Claude AI më të lehtë në platformat mobile. Kompania lançoi aplikacionin Claude për iOS dhe çdo përdorues mund ta shkarkojë falas.

I ngjashëm me versionin mobil në ueb të chabotit, aplikacioni sinkronizon bisedat me Claude në pajisje të ndryshme dhe përdoruesit mund të kalojnë nga kompjuter në telefon, tablet apo çfarëdo pajisje tjetër pa humbur historikun e bisedave.

Përdoruesit gjithashtu mund të ngarkojnë të dhënat dhe imazhet direkt nga galeria e iPhone nëse pranojnë që Claude ti përpunojë dhe analizojë në kohë reale.

Përdoruesit të cilët duan më shumë nga Claude, ky i fundit ofron një plan me pagesë Pro dhe Team. Plani i ri Team ofron përdorim më të lartë sesa plani Pro dhe anëtarët mund të bëjnë më shumë biseda me chatbotin.

Gjithashtu përdoruesit mund të përpunojnë dokumente më të mëdha siç janë letra kërkimore apo kontrata falë dritares së kontekstit prej 200 mijë fjalësh.

Plani Team kushton 30 dollarë në muaj dhe përfshin aksesin në familjen Claude 3 si Opus, Sonnet dhe Haiku.

Exit mobile version