Ballina Lajmet Kosovë Anulohet një fluturim për Munich, mërgimtarët enden nëpër aeroport

Anulohet një fluturim për Munich, mërgimtarët enden nëpër aeroport

Mërgimtarët si çdo vit, edhe kësaj vere kanë ardhur në numër të madh për pushime në Kosovë. Por, as këtë herë nuk kanë munguar parregullsitë dhe problemet me transport.

Një lexues i Indeksonline me inicialet A.N ka treguar se sot në mëngjes e kishte të planifikuar të udhëtonte për Munich me familje nga Aeroporti i Prishtinës “Adem Jashari”.

Por, ky fluturim i paraparë të realizohej në orën 06:00 të mëngjesit është anuluar për arsye ende të paqarta.

Mërgimtari ka thënë se në aeroport u është thënë që fluturimi po shtyhet për arsye teknike për t’u realizuar më vonë, por që nuk ka ndodhur akoma.

Ai është ankuar madje se prej tash e 14 vitesh sa jeton në mërgim, asnjëherë nuk është nisur në kohën e planifikuar nga aeroporti.

Pasagjeri thotë se ka një fëmijë shtatë muajsh i cili është mërzitur nga pritja dhe vetëm po qan pa ndërprerë.

Indeksonline ka tentuar të marr edhe qëndrimin e zyrtarëve të aeroportit, por ishte e pamundur.

Exit mobile version