Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Anulohet vizita e ministrit të Jashtëm rus në Serbi

Anulohet vizita e ministrit të Jashtëm rus në Serbi

Vizita e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergey Lavrov është anuluar pasi tre vende mbyllën hapësirat ajrore për avionin e tij, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në lajmet në mediat serbe, thuhet se vizita e Lavrovit në Serbi u anulua pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria nuk dhanë leje kalimi për avionin e ministrit rus.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç lidhur me vendimin e tre vendeve do të bisedojë sot me ambasadorin e Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan-Harcenko ndërsa brenda ditës do të mbajë një fjalim drejtuar popullit. /aa

​​​​​​

Exit mobile version