Ballina Artikuj Apo nisi të bien “bombat” e “barazisë gjinore” nëpër shkolla?

Apo nisi të bien “bombat” e “barazisë gjinore” nëpër shkolla?

Fëmijët, ardhur natyrshëm në këtë jetë, përballë djajve seksualë të denatyrshmes

Ligji i mbrapshtë i “barazisë gjinore” po nis të japë efektet e veta në realitet, fillimisht në shkolla, aty ku edukohet brezi i ri, aty ku janë fëmijët tanë. Kështu, ata janë shënjestra të para të poshtërsive gjinore të cilat tashmë mbrohen dhe me ligj.

Siç raporton TCH, shërbimi psiko-social në shkollën 9-vjeçare “Lidhja e Prizrenit” në Tiranë ka shpërndarë një material informues në lidhje me luftimin e stereotipeve, gjë e cila ka shqetësuar prindërit, që një pjesë e tyre mendon se po deformon konceptin e gjinisë.

“Po fillojmë t’ju mësojmë fëmijëve që femrat mund të duken si burra dhe burrat si femra. Nëse ne lëvizim diskutimin e gjinisë nga biologjia, pra po hoqëm këtë që është bazë shkencore, konteksti social pas 50 vitesh mund të jetë ndryshe nga sot. Çdo të thotë që do ndryshojmë prapë konceptin e gjinisë?!”, shprehet një nga prindërit, cituar nga TCH.

Pas ankesave të familjarëve është dhënë një shpjegim nga psikologia e e shkollës, Irma Koçi. Ajo thotë se ka qenë punonjësja sociale e cila ka përgatitur këshilla për prindërit për të rritur fëmijë në mënyrë të barabartë dhe se ky manual nuk është trajtuar në klasa me nxënësit.

“Ka qarkulluar thjesht një broshurë që ka në titull barazinë gjinore, por jo në këtë kontekst. Shiko, duhet marrë në konsideratë faktin që niveli kulturor, arsimor e social i prindërve është i ndryshëm. Por nuk besoj se ka vend për keqinterpretime. Këto janë tema të planifikuara në planin vjetor që kemi dhe nuk është ky qëllimi që kemi; absolutisht nuk ka lidhje me orientimin seksual apo edukimin seksual. Aq më tepër që ne jemi cikël 9-vjeçar, fëmijët janë të vegjël e duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha ajo.

Gjithsesi, ligji i barazisë gjinore është i gjithi kontravers dhe duhet kundërshtuar me çdo formë.

Exit mobile version