Ballina Lajmet Kosovë Apostolova tregon çka i tha Albin Kurtit në Kuvend

Apostolova tregon çka i tha Albin Kurtit në Kuvend

Shefja e zyrës së BE’së në Kosovë ka dënuar edhe një herë aktin e gjuajtjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Ajo ka thënë se skena të tilla janë të rrezikshme për Kosovën.

Thotë se e ka këshilluar në një takim të shkurtër Albin Kurtin, që të ndalohen këto veprime.

Ka thënë se nuk ka marrë përgjigje pozitive nga Albin Kurti.

“Më herët kam bërë një deklaratë në Facebook, por do ta ripërsëris dhe të tregoj këto ngjarje me të vërtetë janë jo populiste. Jam e tronditur dhe e shokuar me këto që ndodhen tash. Veprime të cilat kanë të bëjnë me lirimin e gazit lotsjellës në vendin më demokratik të një shteti demokratik janë kundër rregulave të BE’së. dhe e sjell Kosovën prapa në rrugëtimin e saj në zhvillimin demokratik dhe është me të vërtetë e rrezikshme.Unë e takova shkurtazi edhe zotin Albin Kurti dhe shpreha pakënaqësinë time me veprimet që po ndodhin në Kuvend.Shpresoj që deputetët të kthehen në Kuvend dhe sot ta kemi një vendim përfundimtar”, tha Apostolova.

Exit mobile version