Kompania ka përfunduar duke penalizuar konsumatorët e saj të cilët kanë tentuar të provojnë një aplikacion jo-Apple për të aksesuar iMessage.
Saga Apple vs Beeper duke se nuk ka mbaruar ende edhe pse aplikacioni Android Beeper Mini që solli komunikimin iMessage në Android është hequr nga Play Store javën e kaluar.
Konsumatorët e Apple të cilët kanë përdorur aplikacionet Beeper tashmë ju është ndaluar përdorimi i iMessage në kompjuterët e tyre Mac, një lëvizje që duket ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të Apple për të bllokuar funksionimin e Beeper.
Por kompania ka përfunduar duke penalizuar konsumatorët e saj të cilët kanë tentuar të provojnë një aplikacion jo-Apple për të aksesuar iMessage.
Beeper, një startup nga themeluesi i Pebble Eric Migicovsky, kishte zhvilluar aplikacionin si një shërbim për të kontrolluar mesazhet nga burime të ndryshme si WhatsApp, Linkedin, Instagram, Signal, Telegram, SMS dhe iMessage në një vend të vetëm.
Ai produkt quhej Beeper Cloud dhe u ribrandua në Beeper Mini në momentin e lançimit të tij në Android si një mënyrë komunikimi me përdoruesit e iMessage në iPhone.
Por suksesi i këtij të fundit ishte i shkurtër ndërsa Apple reagoi duke bllokuar çdo përpjekje për të komunikuar mes Beeper Mini dhe iMessage.
Veprimet e Apple tërhoqën vëmendjen e ligjvënësve Amerikanë të cilët kërkuan nga Departamenti i Drejtësisë hetimin e Apple.
