Ballina Arritje Teknologji Apple dhe Samsung po shesin më pak tabletë në 2024

Apple dhe Samsung po shesin më pak tabletë në 2024

Raportuar nga IDC, Apple mban pozicionin si shitësi më i madh në botë i tabletëve në tre mujorin e parë të 2024 ndjekur nga Samsung, Huawei dhe Lenovo.

Ditët kur tabletët përfaqësonin një version më të madh të smartfonit tuaj kanë ikur. Sot tabletët më të mirë Android mundet që potencialisht të zëvendësojnë laptopin tuaj duke shtuar aksesorët e nevojshëm.

Apple dhe Samsung kanë dominuar këtë treg prej shumë vitesh dhe sundimi i tyre pritet të vazhdojë edhe për vitet e ardhshme. Nëse keni çuar në mendje sesa tabletë këto dy brende shesin, një raport i ri hedh dritë mbi to.

Raportuar nga IDC, Apple mban pozicionin si shitësi më i madh në botë i tabletëve në tre mujorin e parë të 2024 ndjekur nga Samsung, Huawei dhe Lenovo.

Gjatë këtij tre mujori janë shitur 30.8 milionë tabletë, një rritje prej 0.5 përqind pas dy vitesh në rënie.

Ndërsa shitjet e tabletëve kanë treguar një rritje modeste, statistikat tregojnë një ndryshim i dinamikës. Apple shiti 9.9 milionë tabletë duke zënë 32 përqind të tregut, por me një rënie prej 8.5 përqind krahasuar me një vit më parë.

Samsung ra gjithashtu me 5.8 përqind nga 7.1 milionë tabletë të shitur në tre mujorin e parë të 2023 në 6.7 milionë në tre mujorin e parë të 2024 dhe zënë 21.7 përqind të tregut.

Huawei shiti 2.9 milionë tabletë, Lenovo 2.1 milionë tabletë dhe Xiaomi 1.8 milionë tabletë, të tre me rritje 43.6 përqind, 13.2 përqind dhe 92.6 përqind respektivisht.

Exit mobile version