Ballina Arritje Teknologji Apple do të prezantojë kufje të reja AirPods krahas iPhone 15

Apple do të prezantojë kufje të reja AirPods krahas iPhone 15

Për ti vënë në një linjë me iPhone 15, Apple do të prezantojë AirPods e përditësuar të cilët përmbajnë një portë karikimi USB-C shkruante Gurman.

Muajin e ardhshëm, konkretisht më 12 Shtator pritet që Apple të prezantojë katër modele të reja iPhone 15 të cilët kanë portën e re USB-C në vend të Lightning.

Së bashku me këtë ndryshim, Mark Gurman i Bloomberg thotë se Apple do të lançojë edhe modele të reja AirPods me një kasë e cila karikohet me USB-C në evenimentin e Shtatorit në Teatrin Steve Jobs.

Për ti vënë në një linjë me iPhone 15, Apple do të prezantojë AirPods e përditësuar të cilët përmbajnë një portë karikimi USB-C shkruante Gurman.

Raporti nuk jep më shumë informacion dhe kufjeve të reja dhe nuk është e qartë nëse i referohet modeleve standarde apo AirPods Pro. Megjithatë të dy modelet duhet të përditësohen në USB-C nëse qëndrojnë në një linjë me iPhone 15.

Gjithashtu nuk dihet nëse AirPods e reja do të kenë funksionalitete shtesë përtej USB-C. Gjenerata e tretëe e AirPods debutoi në Tetor të 2021 ndërsa e dy e AirPods Pro në Shtator të 2022.

Janë edhe disa aksesorë të tjerë të cilët duhet të kalojnë nga porta Lightning në USB-C si AirPods Max, MagSafe Battery Pack, Magic Mouse, Magic Keyboard, Magic Trackpad dhe disa adapterë të tjerë.

Exit mobile version