Ballina Arritje Teknologji Apple është duke ndërtuar një iPhone që paloset në formë guacke

Apple është duke ndërtuar një iPhone që paloset në formë guacke

Së fundi Apple është afruar me një prodhues Aziatik për komponentët e dy iPhone me ekrane me palosje në madhësi të ndryshme thoshte raporti.

Apple është duke ndërtuar prototipet e para për të paktën dy iPhone të cilët palosen në formën e një guacke raportoi The Information ditën e Mërkure duke cituar burime të afërta me çështjen.

iPhone me ekrane me palosje janë në fazat e para të zhvillimit dhe jo në planet e kompanisë për tu prodhuar në masë për 2024 apo 2025 sipas raportit.

Së fundi Apple është afruar me një prodhues Aziatik për komponentët e dy iPhone me ekrane me palosje në madhësi të ndryshme thoshte raporti.

Interesi i Apple në lidhje me iPhone me ekrane me palosje ka ndryshuar nga viti në vit. CEO i Apple Tim Cook fillimisht ju kërkoi dizajnerëve dhe inxhinierëve një ide lidhur me një iPhone me palosje që prej 2018-ës.

Por kompania ishte e shqetësuar për sfidat teknike që një projekt i tillë kishte dhe çmimin e lartë. Apple ndërpreu punën në një iPhone me ekran me palosje në 2020-ën dhe anoi drejt një iPadi.

Një iPad me ekran me palosje do ti jepte mundësi kompanisë të eksperimenton në një shkallë jo të gjerë nisur nga numri shumë më i ulët i përdoruesve krahasuar me iPhone.

Aktualisht inxhinierët janë duke u përpjekur të eliminojnë rrudhjen që shfaqet në pikën e palosjes së ekranit si dhe dizajnimin e boshtit që do të mundësonte që ekrani të qëndronte rrafsh me sipërfaqen. /PCWorld Albanian

 

Exit mobile version