Ballina Arritje Teknologji Apple prezanton modelet e reja iPad më 7 Maj

Apple prezanton modelet e reja iPad më 7 Maj

Gjatë evenimentit pritet prezantimi i modeleve të reja iPad Pro dhe iPad Air së bashku me disa aksesorë si Apple Pencil dhe Magic Keyboard.

Apple njoftoi se do të mbajë një eveniment të veçantë më 7 Maj i cili do të transmetohet në Apple.com dhe YouTube.

Ftesa në eveniment titullohet “Lësho” dhe paraqet një vizatim artistik me Apple Pencil duke sugjeruar se iPad-et do të jenë në fokus të tij.

Gjatë evenimentit pritet prezantimi i modeleve të reja iPad Pro dhe iPad Air së bashku me disa aksesorë si Apple Pencil dhe Magic Keyboard.

Çfarë presim nga evenimenti:

Dy modele të reja iPad Pro me çipin M3, ekrane OLED, korniza më të holla ekrani, ekran mat, karikim wireless MagSafe dhe ndryshime të tjera dizajni
Dy modele të reja iPad Air me çipin M2 së bashku me një iPad Air të ri 12.9-inç me ekran mini-LED
Një tastierë Magic Keyboard për iPad Pro me shasi prej alumini, trackpad më të madh dhe ndryshime të tjera dizajni
Një Apple Pencil i ri me gjeste të reja dhe mbështetje për visionOS.

Apple unk ka lançuar një iPad të ri që prej fundit të 2022.

Exit mobile version