Ballina Arritje Teknologji Apple prezanton procesorin më të fuqishëm të saj Apple M2 Ultra

Apple prezanton procesorin më të fuqishëm të saj Apple M2 Ultra

Është një shkrirje e dy çipeve M2 Max së bashku në atë që Apple e quan UltraFusion. Është e ngjashme me mënyrën sesi M1 Ultra u formua nga bashkimi i dy M1 Max në një paketim të vetëm.

Jemi vetëm dy vite e gjysmë nga tranzicionit të Apple drejt procesorëve të dizajnuar nga vetë kompania, por gjërat kanë avancuar me shpejtësi.

Ditën e djeshme kompania zbuloi M2 Ultra, procesorin më të fundit i cili do të fuqizojë linjën MacStudio dhe Mac Pro. Ndërsa versionet e mëhershme të M2 ka qenë ekskluzivë për laptopët, Apple vendosi që versioni Ultra të shkojë më tutje duke pretenduar rritje të konsiderueshme performance.

Është një shkrirje e dy çipeve M2 Max së bashku në atë që Apple e quan UltraFusion. Është e ngjashme me mënyrën sesi M1 Ultra u formua nga bashkimi i dy M1 Max në një paketim të vetëm.

Në letër M2 Ultra është një hap i madh përpara krahasuar me M2 Max që gjendet në MacBook Pro. Numri i bërthamave procesorike është dyfishuar nga 12 në 24, numri i bërthamave grafike shkon në 76 në modelin më të fuqishëm ndërsa memoria RAM nga 96 deri në 192GB me bandwidth 800GB/s.

Kujtojmë se M1 ishte i kufizuar vetëm në 16GB RAM kur debutoi në Nëntor të 2020-ës. Motori Neural do të ketë 32 bërthama për proceset AI dhe të jetë 40 përqind më i shpejtë sesa në M2 Max.

Apple foli edhe për fuqitë media të këtij procesori i cili mund të funksionojë me 22 transmetime 8K ProRes në të njëjtën kohë. Një fuqi e tillë do të shkurton ndjeshëm kohën e thuajse çdo projekti video-editimi.

Mac Pro ku ky çip është integruar vjen me Wi-Fi 6e, Bluetooth 5.3 dhe portë 10Gb Ethernet por gjithashtu ka hapësirë për deri në 8 porta Thunderbolt 4 dhe gjashtë linja PCIe gen 4.

Exit mobile version