Ballina Arritje Teknologji Apple rifreskon iPad mini me dizajn të ri dhe 5G

Apple rifreskon iPad mini me dizajn të ri dhe 5G

Përveç ndryshimeve estetike, tableti vjen me 5G, mbështetje për lapsin Apple Pencil dhe një buton nderzjeje i cili ka Touch ID të integruar.

Evenimenti i datës 14 Shtator të Apple kishte rezervuar shumë më tepër sesa disa modele të reja iPhone.

Kompania zbuloi disa rifreskimi të tabletëve iPad. Një version i ri iPad mini është përditësimi më i madh i variantit që nga debutimi.

iPad mini i ri ka një dizajn të ri i ngjashëm me iPad Pro. Ekrani 8.3-inç Liquid Retina ka korniza më të vogla.

Përveç ndryshimeve estetike, tableti vjen me 5G, mbështetje për lapsin Apple Pencil dhe një buton ndezjeje i cili ka Touch ID të integruar.

Apple nuk foli rreth modelit të procesorit por tha se është 40% më i shpejtë sesa paraardhësi ndërsa grafikat 80% më të fuqishme.

iPad mini vjen me një portë USB-C dhe një kamër ballore 12-megapiksel. Tableti do të shitet nga java e ardhshme për 499 dollarë. /PCWorld Albanian

Exit mobile version