Smart Home do të bënte të mundur komandimin e pjesëve të shtëpisë të cilat zgjidhen nga ne dhe komandohen nga një sistem inteligjent.
Apple ka njoftuar se produkti më i ri ‘’Smart Home’’ do të lançohet në një moment të dytë për arsye financiare duke ulur koston e këtij produkti në këto momente. Në buletinin e deklaruar,kompania Apple njoftoi se janë disa projekte të shtyra për shkak të kësaj arsye.
Projekte si HomePod apo Apple TV 4K do të dalin në treg vitin tjetër pa ndonjë date fikse. Këto produkte ndikohen nga inteligjenca artificiale e cila po merr hov nga momenti në moment. Apple ishte mjaft optimist për nxjerrjen në treg të shumë shërbimeve,por nga buletini kuptohet se kompania mund të ketë probleme ekonomike.
Smart Home do të bënte të mundur komandimin e pjesëve të shtëpisë të cilat zgjidhen nga ne dhe komandohen nga një sistem inteligjent. Ky sistem do të jetë i unifikuar për gjithë shtëpinë dhe do të jetë mënyrë efektive për të komanduar një pjesë që ne dëshirojmë.
Ky veprim mund të shfrytëzohet nga konkurrentët e kësaj kompanie dhe të mundohen të krijojnë diçka të ngjashme e cila do t’iu sillte fitime. Tani,ne presim nga Apple vetëm datën e lançimit të ‘’Smart Home’’. /PCWorld Albanian