Ballina Lajmet Arabia Saudite akuzon Iranin për ndalimin e qytetarëve për kryerjen e Haxhit

Arabia Saudite akuzon Iranin për ndalimin e qytetarëve për kryerjen e Haxhit

Ministri i Brendshëm i Arabisë Saudite, princi Muhammed Bin Najif, ka akuzuar qeverinë e Iranit për ndalimin e qytetarëve të tij të përmbushin obligimin e pelegrinazhit të Haxhit, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas raportimeve të agjencisë zyrtare saudite të lajmeve SPA mësohet se princi Muhammed në një deklaratë gjatë pjesëmarrjes në një paradë të kryer nga ekipi i sigurisë që do të jetë me detyrë për periudhën e Haxhit, ka pretenduar se Irani po përpiqet të politizojë obligimin për kryerjen e Haxhit. Sipas tij ky shtet po përpiqet gjithashtu ta shndërrojë në slogane në kundërshtim me mësimet e Islamit dhe duke shkelur sigurinë e haxhinjve.

Exit mobile version