Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Arabia Saudite dënon sulmin terrorist në Iran

Arabia Saudite dënoi sulmin terrorist të së mërkurës në Iran gjatë një ceremonie për të përkujtuar gjeneralin e lartë iranian Qassem Soleimani i cili u vra katër vjet më parë nga SHBA-ja, transmeton Anadolu.

Ministria e Jashtme tha se Riadi kundërshton dhe dënon sulmin terrorist që synoi civilët në Kerman.

Ajo i shprehu ngushëllime Iranit për të vrarët në shpërthime dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

Shpërthimet ndodhën në një rrugë që çon në varrezën ku është varrosur Qassem Soleimani, ish-kreu i Forcave Quds të Gardës Revolucionare Islamike.

Të paktën 103 njerëz u vranë, sipas Sayyed Mohammad Saberiut, kreu i Organizatës së Emergjencave të qytetit.

Zyrtarët deklaruan se shpërthimet ishin sulm terrorist.

Soleimani u vra më 3 janar 2020, në një sulm me dron amerikan jashtë aeroportit të Bagdadit në Irak.

Exit mobile version