Arabia Saudite dhe Kuvajti dënuan pushtimin nga ushtria izraelite të zonës tampon në kufirin sirian, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim, Ministria e Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, ka reaguar për pushtimin e zonës tampon nga Izraeli në kufirin me Sirinë dhe sulmet e tij në territorin sirian.
Në deklaratë thuhet se Tel Avivi ka shkelur ligjin ndërkombëtar duke pushtuar zonën tampon dhe duke kryer sulme në Siri, si dhe duke u përpjekur të minojë mundësinë për të rivendosur besimin dhe stabilitetin në Siri dhe bëhet thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë shkeljet e Izraelit.
Gjithashtu theksohet se duhet respektuar integriteti territorial dhe sovraniteti i Sirisë. “Rrafshnalta e Golanit janë toka të pushtuara arabe siriane”, thuhet në deklaratë.
Në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Kuvajtit, u dënua ashpër pushtimi i zonës tampon nga forcat izraelite në kufirin sirian.
Në deklaratë thuhet se Izraeli ka shkelur ligjin ndërkombëtar dhe rezolutat e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara me këtë hap dhe theksohet se duhet respektuar pavarësia, sovraniteti dhe integriteti territorial i Sirisë.
Po ashtu kërkohet që komuniteti ndërkombëtar të përmbushë përgjegjësitë e tij dhe të parandalojë sulmet e Izraelit ndaj vendeve të rajonit.
