Ministria e Jashtme e Arabisë Saudite ka njoftuar se do të presë një takim konsultativ të ministrave të jashtëm nga një grup vendesh arabe dhe islame.
Takimi do të mbahet të mërkurën në mbrëmje në kryeqytetin Riyadh.
Sipas njoftimit zyrtar, diskutimet do të përqendrohen në konsultimin dhe koordinimin e përpjekjeve për të mbështetur sigurinë dhe stabilitetin në rajon.
Autoritetet saudite nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi vendet pjesëmarrëse apo agjendën e plotë të takimit. /mesazhi
