Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Aramco arrin marrëveshje prej 12,4 miliardë dollarësh me investitorët globalë

Aramco arrin marrëveshje prej 12,4 miliardë dollarësh me investitorët globalë

Aramco dhe një konsorcium ndërkombëtar investitorësh ranë dakord për marrëveshjen e shitjes dhe blerjes së aksioneve, në të cilën konsorciumi ka fituar një pjesë të prej 49 për qind të aksioneve në Kompaninë e Tubacioneve të Naftës Aramco, një filial i Aramco-s, për 12,4 miliardë dollarë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate, konsorciumi ndërkombëtar i investitorëve, duke përfshirë EIG dhe Mubadala, përbëhet nga një sektor i gjerë i investitorëve nga Amerika e Veriut, Azia dhe Lindja e Mesme.

Si pjesë e transaksionit, e njoftuar për herë të parë në prill 2021, Kompania e Tubacioneve të Naftës Aramco dhe Aramco arritën marrëveshje 25-vjeçare qiraje dhe kthimit të qirasë për rrjetin e qëndrueshëm të naftës së papërpunuar të Aramco-s.

Aramco vazhdon të mbajë shumicën e 51 për qind të aksioneve në Kompaninë e Tubacioneve të Naftës Aramco dhe mban pronësinë e plotë dhe kontrollin operacional të rrjetit të saj të qëndrueshëm të tubacioneve të naftës së papërpunuar.

Duke komentuar marrëveshjen, Presidenti dhe CEO i Aramco-s, Amin H. Nasser, tha se ky është një moment historik që reflekton vlerën e aseteve dhe hap rrugën përpara për strategjinë e optimizimit të portofolit.

“Ne planifikojmë të vazhdojmë të shqyrtojmë mundësitë për të përfituar nga aftësitë tona udhëheqëse të industrisë dhe për të tërhequr investimet e duhura në Arabinë Saudite”, shtoi ai.

Tubacionet e Naftës Aramco tërhoqën një grup global të investitorëve kryesorë institucionalë nga Kina, Mbretëria e Arabisë Saudite, Koreja, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara duke përfshirë, ndër të tjera, Kompaninë e Investimeve Mubadala, Investitor Sovran në Abu Dhabi, Fondi i Rrugës së Mendafshtë, Hassana dhe Menaxhmenti i Aseteve të Samsung, si dhe EIG. /aa

Exit mobile version