Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Ardern: Terroristit të Christchurch kurrë nuk do t’ia përmend emrin

Ardern: Terroristit të Christchurch kurrë nuk do t’ia përmend emrin

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern tha se kurrë nuk do t’ia përmend emrin terroristit që vrau 50 besimtarë muslimanë në dy xhami në Christchurch të premten, raporton Anadolu Agency (AA).

“Me këto sulme terroriste ai donte të arrijë shumë, ndër të tjera, ai donte të bëhej i famshëm, prandaj kurrë nuk do të më dëgjoni duke ia përmendur emrin”, tha Ardern në Parlamentin e Zelandës së Re.

Ajo u bëri thirrje deputetëve të Zelandës së Re dhe zyrtarëve që emrat t’ua përmendin viktimave të cilët meritojnë të përkujtohen dhe këtë të mos e bëjnë për vrasësin.

“Sulmin e kreu një terrorist, një kriminel, një ekstremist dhe ne nuk do t’ia përmendim emrin”, tha Ardern.

Ajo gjithashtu shprehu pakënaqësi me faktin se videoja e sulmit të përgjakshëm vazhdon të qarkullojë në internet.

Institucionet përgjegjëse në Zelandën e Re kanë nisur një hetim lidhur me dështimin e shërbimit të inteligjencës për parandalimin e sulmit terrorist që ndodhi të premten gjatë namazit të xhumasë në dy xhami në Christchurch.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Arden gjithashtu paralajmëroi se do në 10 ditët e ardhshme do të publikojë detajet e reformës së Ligjit mbi shitjen dhe posedimin e armëve në vend.

Katër ditë pas sulmit të përgjakshëm terrorist, trafiku në Christchurch është rihapur ndërsa vendasit iu rikthyen rutinës së tyre të përditshme.

Në parqet afër xhamive Al Noor dhe Linwood, qytetarët vendosën lule dhe ndezën qirinj në përkujtim të viktimave. Natën e kaluar, mijëra studentë u mblodhën në qendër të qytetit për të nderuan bashkëqytetarët e tyre të vrarë.

Exit mobile version