Edhe pse favorite apsolute, Argjentina me vështirësi e ka mposhtur Cape Verden dhe u kualifikua në 1/8 e finales.
Senzacioni i këtij botërori nuk u tregua aspak inferiore ndaj kampionit në fuqi, duke luftuar për plot 120 minuta lojë.
U duk ndeshje e lehtë, kur Leo Messi i dha epërsinë Argjentinës në minutën e 29-të, por ndeshja rrjedhi ndryshe.
Cape Verde u rikthye në lojë, në momentin kur Deroy Duarte barazoi rezultatin në minutën e 59-të.
Koha e rregullt u mbyll me rezultat 1-1, derisa në extra-time, u shënuan edhe tre gola të tjerë.
Lisandr Martinez riktheu epërsinë e ”Albicelesti” në minutën e 92-të, derisa Kopes Cabral edhe njëherë barazoi shifrat, në minutën e 103-të.
Argjentina siguroi fitoren me një autogol nga Diney Borges, në minutën e 111-të.
Drama nuk përfundoi këtu, pasi Cape Verde nuk u dorëzua, duke synuar të barazoj rezultatin në 3-3, por edhe pse kishte disa raste, nuk arriti ta gjente golin.
Cape Verde ishte senzacini i këtij botërori, ku me tre barazime në fazën e grupeve, ndaj Spanjës, Uruguait dhe Arabisë, siguroi kualifikimin historik, derisa eliminohet në 1/16 e finales me kokën lartë.
Argjentina në anën tjetër, në 1/8 e finales do të luaj ndaj Egjiptit./
