Ballina Sport Boterori 2026 Argjentina mposht Austrinë, Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e...

Argjentina mposht Austrinë, Messi bëhet golashënuesi më i mirë në historinë e Botërorit me 18 gola

Argjentina ka fituar edhe ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror, pasi të hënën e ka mposhtur Austrinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e zhvilluar në Arlington.

Lionel Messi ka qenë protagonist kryesor i kësaj fitore, duke shënuar të dy golas dhe duke udhëhequr kampionët e botës drejt një tjetër triumfi në Grupin J.

Goli i parë ka ardhur në minutën e tridhjetë e tetë. Pas një aksioni të nisur nga Facundo Medina, kapiteni argjentinas e ka pranuar topin në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të saktë e ka dërguar në këndin e poshtëm të majtë të portës për epërsinë 1:0.

Goli i dytë ka ardhur në minutat shtesë. Në minutën e nëntëdhjetë e pestë, Messi ka përfituar nga një top i kthyer brenda zonës dhe ka reaguar shpejt për ta dërguar topin në rrjetë, duke vulosur fitoren 2:0 për Argjentinën.

Messi arriti në kuotën e 18 golave, duke u bërë lojtari me më së shumti gola në histori të Kampionatin Botëror.

Deri para kësaj ndeshje, rekordi mbahej nga gjermani Miroslav Klose me 16 gola.

Exit mobile version