Mijëra persona dolën në rrugët e kryeqytetit të Argjentinës për të protestuar kundër marrëveshjes së fundit të borxhit të qeverisë me Fondin Monetar Ndërkombëtar (FMN), raporton Anadolu Agency (AA).
Duke iu përgjigjur thirrjes së organizatave të majta politike dhe sociale, ata u mblodhën në Buenos Aires dhe marshuan nga qendra e qytetit drejt Plaza de Mayo, ku ndodhet pallati presidencial.
Duke brohoritur me slogane kundër FMN-së, protestuesit kërkuan që qeveria të ndërpresë lidhjet me institucionin financiar ndërkombëtar me seli në Washington, D.C.
Më 28 janar, Argjentina njoftoi se ka arritur marrëveshje fillestare me FMN-në me vlerë 44,5 miliardë dollarë si pjesë e përpjekjeve për të stabilizuar ekonominë e saj dhe për të rifinancuar një huamarrje ekzistuese me fondin.
Prandaj, vendi u zotua të reduktojë gradualisht deficitin fiskal dhe të shkurtojë financimin e thesarit nga banka qendrore, si pjesë e një programi ekonomik të diskutuar me FMN-në. /aa
