Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom, ka shprehur shqetësim të madh për raportet se personeli shëndetësor dhe civilët po mbahen me forcë në qytetin Nyala, i kontrolluar nga Forcat e Shpejta të Rezervës (RSF) në Sudan.
Sipas Rrjetit të Mjekëve të Sudanit, rreth 5000 të ndaluar po qëndrojnë në kushte të ngushta dhe të paqëndrueshme shëndetësore, ndërsa ka raportime për shpërthime të sëmundjeve, gjë që rrit rrezikun për jetët e tyre dhe për shëndetin publik. /mesazhi
