Ballina Lajmet Rajon dhe Botë SHBA nis operacionin “Syri i Skifterit” kundër ISIS-it në Siri

SHBA nis operacionin “Syri i Skifterit” kundër ISIS-it në Siri

Shtetet e Bashkuara kanë nisur një operacion ushtarak kundër organizatës terroriste ISIS në Siri, të quajtur “Syri i Skifterit”, pas një sulmi të kryer disa ditë më parë në Palmyra, ku u vranë tre shtetas amerikanë.

Ministri amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, njoftoi se forcat amerikane kanë goditur dhjetëra objektiva të ISIS-it, përfshirë luftëtarë, infrastrukturë dhe depo armësh. Sipas tij, operacioni është një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj sulmit të 13 dhjetorit kundër forcave amerikane në Siri.

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA po kryen goditje shumë të forta ndaj bazave të ISIS-it, duke i cilësuar ato si një reagim të ashpër ndaj vrasjes së ushtarëve amerikanë. Ai shtoi se autoritetet siriane e mbështesin plotësisht këtë operacion ushtarak.

Ndërkohë, Ministria e Jashtme e Sirisë deklaroi se Damasku mbetet i përkushtuar në luftën kundër ISIS-it dhe në parandalimin e çdo strehe të sigurt për këtë organizatë, duke bërë thirrje për mbështetje nga SHBA dhe koalicioni ndërkombëtar. /mesazhi

Exit mobile version