Ballina Arritje Shkencë Ari mund të përdoret në luftën kundër kancerit të mushkërive

Ari mund të përdoret në luftën kundër kancerit të mushkërive

Shtresa të vogla të arit mund të përdoren në luftën kundër kancerit, ka sugjeruar një studim i fundit.

Shkencëtarët në Universitetin e Edinburgut kanë ardhur në përfundim se metali i çmuar ka rritur efikasitetin e barnave që përdoren për trajtimin e qelizave të kancerit të mushkërive.Studimi i udhëhequr nga Dr. Asier Unciti-Broceta, ka zbuluar se ari ka aftësinë për të vepruar si katalizator për kimioterapinë.

“Shumica e pronave të arit janë shumë të njohura. Ne kemi përdorur ari për mijëra vjet, sepse është i sigurtë, por edhe për nga ana estetike, ai përdoret për restaurimin e dhëmbëve”, ka thënë ai.

“Ari në vetvete nuk u bën asgjë qelizave, prandaj një implant mund të vendoset në tumorin e trurit dhe aty ai nuk do të bëjë asgjë, por ne kemi hartuar pararendës të cilat brenda paisjes do të bëhen ilaqe. Përparësia e madhe është se të gjitha organet e shëndetshme nuk do të ndikohen nga kimioterapia”, ka shtuar ai.

Dr. Unciti-Broceta ka shtuar se ende nuk dihet se sa kohë i duhen studimit për të filluar aplikimin e kësaj lloj terapie.“Nëse do të marrim mbështetjen e ndonjë kompanie farmaceutike, në do të mund ta sjellnin atë në treg për së pagu 12 vite”, ka shtuar ai./Mesazhi/

Exit mobile version