Ballina Lajmet Shqipëri Armand Duka rikonfirmohet në krye të FSHF

Armand Duka rikonfirmohet në krye të FSHF

Armand Duka është rizgjedhur për herë të pestë në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit pas votimit të mbajtur ditën e sotme në Asamblenë e 7 të Përgjithshme Zgjedhore.

Në raundin e parë të votimit, asnjëri nga 3 kandidatët nuk mundi të merrte 2/3 e votave, Armand Duka në votimin e dytë ka siguruar mbi 50% të votave duke siguruar edhe mandatin e tij të pestë.

Armand Duka ka marrë 38 vota në raundin e dytë, ndërsa rivali i tij Bashkim Fino ka marrë 24 vota, ndërsa 3 të tjera rezultuan të pavlefshme.

Në raundin e parë, Armand Duka, mori 39 vota, ndërsa Bashkim Fino ka marrë 22 vota dhe 4 vota u shpallën të pavlefshme. Asnjë votë për kandidatin tjetër Shpëtim Hala.

“Jam i lumtur për mbështetjen që më keni dhënë”, u shpreh Duka në fjalimin e tij të falenderimit.

Top Channel

Exit mobile version