Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrestohen 7 persona pas sulmit terrorist në Londër

Arrestohen 7 persona pas sulmit terrorist në Londër

Shtatë persona janë arrestuar në bastisjet të cilat u ndërmorrën në mbarë Britaninë e Madhe pas sulmit terrorist vdekjeprurës të mërkurën në Londër, tha policia britanike të enjten, transmeton Anadolu Agency (AA).

Arrestimet janë bërë në Londër, Birmingham dhe në disa vende të tjera, tha zëvendës komesari i Policisë Metropolitane britanike, Mark Rowley.

Policia gjithashtu pas rishikimit tha se numri i të vdekurve nuk ishte pesë por katër, duke përfshirë edhe sulmuesin. Nga sulmi janë plagosur 29 persona, të cilët janë ende duke u trajtuar në spital. Shtatë prej tyre janë në një gjendje kritike.

Sulmuesi i vetëm i paidentifikuar iu vërsul këmbësorëve në urën Westminster të mërkurën pasdite, duke vrarë të paktën dy persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë para se të therrte me thikë për vdekje një polic pikërisht para parlamentit të Britanisë së Madhe.

Punonjësi i vrarë i policisë është identifikuar si 48-vjeçari Keith Palmer.

Sulmuesi u qëllua për vdekje nga policia.

Duke folur të mërkurën në mbrëmje pas seancës së jashtëzakonshme të sigurisë, kryeministrja Theresa May aktin e cilësoi si “të shëmtuar dhe degjenerues”.

Në mesin e të plagosurve në urë janë edhe tre nxënës francez të shkollës së mesme Saint-Joseph de Concarneau në Britani, ka konfirmuar ministri i Jashtëm francez Jean-Marc Ayrault.

Exit mobile version