Policia ka arrestuar dy persona për incidentin e djeshëm të shkolla “Sami Frashëri”.
Sipas policisë, ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona: Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar për trajtim, trasnemton lajmi.net.
Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar, ata janë N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Dje rreth orës 17:00, policia ka marrë informacionin për të shtëna me armë zjarri, në rrugën “Ibrahim Lutfiu” në Prishtinë.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.
Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me një rast vrasje e rëndë në tentativë, ku nga arma e zjarrit kanë pësuar lëndime dy persona:
* Z. J, mashkull , 30 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
* N.U, mashkull , 44 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët janë dërguar
në QKUK për trajtim mjekësor.
Në kuadër të veprimeve të saj policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, me fokus zbulimin e identitetit dhe vendndodhjen e të dyshuarve të mundshëm si dhe ka zgjeruar rrethin e hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.
Si rezultat i kësaj, rreth orës 23:00, policia ka arritur të identifikoj dhe të arrestoj dy persona të dyshuar.
> N.S, mashkull , 42 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës dhe
> F.A. mashkull, 32 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.
Personat e dyshuar me urdhër të Prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes, ndërkohë që bazuar në hetimin fillestar dyshohet se në këtë rast është i përfshirë edhe një person tjetër si i dyshuar, i cili është identifikuar dhe po kërkohet nga ana e policisë.