Mbi 30 komisionerë janë duke u intervistuar nga hetuesia në Gjakovë që nga mëngjesi i sotëm.
Shumica nga ta janë komisionerë nga Malisheva si të dyshuar për implikim në dallaveret me vota në zgjedhjet e 28 dhjetorit.
Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se pas intervistimit pritet ndalimi i rreth 20 personave si të dyshuar kryesore në vjedhjen e votave në qendrat e numërimit.
Hetimet po zhvillohen nga njësitë për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit, në koordinim të plotë me prokurorinë.
