Ballina Lajmet Kosovë Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, kërcënuan një grua dhe i kërkuan...

Arrestohen tre të mitur në Prishtinë, kërcënuan një grua dhe i kërkuan para

Tre të mitur në Prishtinë kanë tentuar t’i marrin para një gruaje duke e kërcënuar.

Policia ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në rrugën “Muharrem Fejz”, të shtunën dhe se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“ Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë-të mitur, nën dyshimin se të njëjtit nën kërcënimin e armës-thikës, viktimës femër kosovare i kanë kërkuar para. Gjatë kontrollimit te njëri prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një thikë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, kujdestar të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në raportin e PK-së.

Exit mobile version