Policia e Shqipërisë ka arrestuar Dritan Goxhaj, situata është tensionuar mesditën e së martës para Parlamentit.
Automjeti i zëvendëskryeministres Albana Koçiu është goditur me vezë nga protestuesit.
Një grup protestuesish kanë bllokuar sot hyrjen e Kuvendit në Shqipëri, teksa zhvillohej seanca plenare.
Kur disa prej deputetëve dhe ministrave kanë dalë, protestuesit i kanë goditur me vezë dhe me ujë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Situata është përshkallëzuar dhe policia ka shoqëruar disa protestues, siç raporton A2CNN.
