Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Arrestohet Greta Thunberg në Londër gjatë një demonstrate në mbështetje të “Palestine...

Arrestohet Greta Thunberg në Londër gjatë një demonstrate në mbështetje të “Palestine Action”

Aktivistja suedeze, Greta Thunberg u arrestua sot në një protestë në Londër në mbështetje të grevistëve të urisë të “Palestine Action” (Veprimi Palestinez), transmeton Anadolu.

Një video, e ndarë nga grupi i të Burgosurve për Palestinën, tregoi aktivisten 22-vjeçare duke u arrestuar nga oficerët e policisë jashtë zyrave të Aspen Insurance, e cila grupi thotë se ofron shërbime për kompaninë izraelite të armëve Elbit Systems.

Ajo u arrestua sipas Aktit të Terrorizmit për mbajtjen e një pankarte që shkruante: “Unë mbështes të burgosurit e ‘Palestine Action’. Unë kundërshtoj gjenocidin”.

“Thungberg është arrestuar për shfaqjen e një sendi (në këtë rast një pankartë) në mbështetje të një organizate të ndaluar në kundërshtim me Seksionin 13 të Aktit të Terrorizmit 2000”, shkroi Policia e Qytetit të Londrës në kompaninë amerikane të mediave sociale X.

Disa aktivistë spërkatën me bojë të kuqe pjesën e përparme të ndërtesës. Protesta erdhi mes kritikave në rritje kundër qeverisë për gjendjen e gjashtë të ndaluarve të lidhur me grupin e ndaluar “Palestine Action”, të cilët janë në grevë urie që nga nëntori.

“Palestine Action” u ndalua në korrik sipas Aktit të Terrorizmit të Mbretërisë së Bashkuar të vitit 2000, pasi anëtarët e grupit hynë në bazën e Forcave Ajrore Mbretërore “Brize Norton” dhe dëmtuan dy avionë. Që atëherë, qindra aktivistë pro-Palestinë janë arrestuar në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Exit mobile version